Deputetja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kurti dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje, “edhe formalisht, ashtu siç kërkohet”.
Ajo tha se “është e habitshme ti dëgjosh qëndrimet e partive politike”, në mbledhjen që u mbajt nga Avni Dehari me përfaqësuese të partive politike.
“PDK kërkoi dorëheqjen tonë. A të dalim në shesh që të themi dorëhiqemi nga postet? Ne i kemi bërë dorëheqjet me shkrim”, tha Haxhiu para mediave.
“Nuk e dimë si do vazhdojmë tutje, por ka tendencë të hapur për të bllokuar konstituimin e Kuvendit, dhe për këtë përgjegjëse janë partitë opozitare”.
“Është e rëndësishme të ketë unitet brenda partive politike”, tha tutje Haxhiu.