Haxhiu tregon se si do u konfiskohet pasuria “pa djersë”

Haxhiu tregon se si do u konfiskohet pasuria “pa djersë”

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit po shqyrton në Parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Projektligjin për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Për të raportuar në lidhje me këtë Projektligj ka qenë vet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Tutje Haxhiu ka thënë se Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme të fituar në mënyrë të kundërligjshme është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

E gjithë kjo ka ndohur pasi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se ky ligj ka elemente që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërsa Haxhiu ka thënë se ky ligj është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk ka dualizëm sepse Ligji për kompetenca të zgjeruara ka fushëveprim tjetër. Ai merret me konfiskimin penal e ky me konfiskimin civil. Sa i përket çështjes së kushtetutshmërisë dhe të tjera. Edhe në jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut është thënë që masa që përbëjnë ndërhyrje ndaj pronës mund të iniciohen me një mocion që në vetvete përfshinë verifikimin dhe propozimin për konfiskim edhe nga autoritetet e tjera që nuk kanë karakter gjyqësor apo prokurorial”, ka thënë Haxhiu.

Ajo iu përgjigj Beqajt edhe për deklaratën se përmes këtij ligji do të sekuestrohet pasuria e fituar me vepra penale. Haxhiu tha se përmes këtij ligji do të vendosen vetëm masa të sigurisë për gjashtë muaj.

“Ky ligj nuk parasheh sekuestrimin, por parasheh vendosjen e masave të përkohshme por edhe të sigurimit në maksimum gjashtë muaj,. Është edhe në projektligj e deri në një vit kur kemi bashkëpunim ndërkombëtar për pasuritë që konsiderohen që janë jashtë vendit

Ministria iu përgjigj Beqajt edhe për pretendimet se mund të ketë ndikim politik në përzgjedhjen e drejtorit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ajo tha se drejtori do të zgjidhet dhe do të shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës.

“Sa i përket ndikimeve e sidomos në raport me votimin e drejtorit, po them që drejtori zgjedhjet me shumicë të thjeshtë por shkarkohet me 61 vota. Ne nuk dimë një trup tjetër që është më legjitim se Kuvendi i Kosovës e që përbëhet nga përfaqësues të popullit. Nuk mund të përjashtojë mundësinë që në një të ardhme të largët edhe dikush mund të tentojë që të keqpërdor pozicionin dhe mundësinë por edhe më këtë bazë ligjore ka pasur mundësi për keqpërdorime”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se personat që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duhet që të frikësohen nga Ligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

Ai tha se njerëzit e ndershëm nuk kanë arsye që të frikësohen.

“Kush don me u frikësu veç ata që kanë vjedh. Njerëzit e ndershëm nuk kanë nevojë me u firkësua e as nuk e paraqesin këtë frikë. Frika për rrëzimin në Kushtetuese ose që mundet me pas probleme ligjore aty janë të arsyeshme. Frika që mundet me pas probleme ligjore munden me qenë të arsyeshme. Por frika e atyre njerëzve që i frikësohen këtij projektligji janë ata që kanë keqpërdorur me detyrën zyrtare e që mendoj se e kanë detyrë me i kthy paret atje ku i kanë marrë”, ka thënë ai./Gazeta Enigma/

Related Articles