Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka emëruar Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyhrete Tahirin, të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Ato të dyja u priten në takim nga Haxhiu. Gjatë takimit, Presidenca tha se u vlerësua guximi dhe qëndrueshmëria e tyre, si dhe roli i rëndësishëm që kanë luajtur në thyerjen e heshtjes dhe në kërkimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“U theksua se zëri i tyre ka ndihmuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe seriozitet, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe se angazhimi i tyre tashmë ka edhe dimension institucional. Në këtë drejtim, u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet, për forcimin e mbështetjes për të mbijetuarat dhe për avancimin e të drejtave të tyre, duke e mbajtur kërkesën për drejtësi aktive dhe të pranishme. Institucionet do të vazhdojnë angazhimin për dinjitet, drejtësi dhe trajtim të barabartë”.
