Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndryshimet që u miratuan në mbledhjen e Qeverisë që mundësojnë që pronat e kryeterroristit Milan Radojiçiq t’i kalojnë në shfrytëzim dhe menaxhim institucioneve të sigurisë në vend.
Përmes këtij postimi, Haxhiu ka ironizuar me Prokurorinë Speciale, ku ka thënë se uron “që ky status nuk do të prodhojë edhe një autorizim nga PSRK për marrje në pyetje”.
Haxhiu është intervistuar dy ditë nga Prokuroria Speciale, pas deklaratës së saj të dhënë në RTV Dukagjini lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës.