Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka qenë në varrimin e Hamide Magashit, gruas e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili.
Ajo ka thënë se Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim, por prezenca e tyre do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve, duke reflektuar për të mos lejuar kurrë më veprime të tilla.
“Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të”, ka shkruar Haxhiu.