Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë seancës në Kuvend ka deklaruar se nesër më 15 qershor do të finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të vettingut në drejtësi, raporton Gazeta Enigma.
Ajo tha se për këtë proces nevojitet konsensus i të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
“Reforma më e madhe në drejtësi do të jetë vettingu në sistemin e drejtësisë për çka besoj se është i rëndësishëm konsensusi brenda Kuvendit të Kosovës për çka si ministre i kam ftuar subjektet opozitare dhe mazhorancën grupin parlamentar përballë meje që roli i grupit parlamentar të Vetëvendosjes është i rëndësishëm dhe jo vetëm.
Haxhiu tutje ka thënë se kjo është një reformë që bashkarisht duhet t’a mbështesim.
Prandaj kam ftuar edhe opozitën në takime të ndare që të flasim për ndërtim të konsensusit në raport me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë për çka ministria e Drejtësisë është duke punuar shumë. Besojmë që është një reformë që bashkërisht duhet të flasim dhe ta mbështesim. Më lejoni të iu njoftoj që më 15 qershor nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit, pra i kemi dhënë rëndësi shumë të madhe prandaj nesër do finalizohet drafti o parë i vettingut në sistemin e drejtësisë”, tha Haxhiu.