Haxhiu për lirimin e Pajazitajt: E papranueshme, ja pse reformat në drejtësi janë të rëndësishme

Haxhiu për lirimin e Pajazitajt: E papranueshme, ja pse reformat në drejtësi janë të rëndësishme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme për Naser Pajazitajn, i cili akuzohej për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Haxhiu ka thënë se për të kjo është e papranueshme, teksa ka përmendur rëndësinë e reformave në sistemin e drejtësisë.

“Sigurisht që znj.Deliu të tjerët në Kuvend do thonin nuk keni të drejtë të komentoni vendimet e Gjykatës Supreme, por ja që po i komentoj vendimet e Gjykatës Supreme. Sepse për mua është e papranueshme që një person i cili dënohet me burgim të përjetshëm, aq lehtësisht të lirohet nga akuza. Ja pse, reforma që kemi nisur si Ministri e Drejtësisë janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha ajo.

Related Articles