Haxhiu: Si mundet dikush me i thënë vetit veteran, e as 1 minutë s’e ka veshur uniformën e UÇK-së

Haxhiu: Si mundet dikush me i thënë vetit veteran, e as 1 minutë s’e ka veshur uniformën e UÇK-së

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në Kosovë të gjithë e dinë që nuk janë 40 apo 60 mijë veteran, duke thënë se listat e veteranëve janë fryrë.

“Unë besoj që në një kohë të afërt duhet të adresohet kjo çështje”, tha Haxhiu.

Tutje ajo tha se si është e mundur që dikush t’i thotë vetes veteran, e që as një minutë nuk e ka veshur uniformën e UÇK.

“Nuk është e drejtë, jo vetëm në kuptim të barrës financiare, nuk po flas për atë, mirëpo po flas edhe për aspektin moral. Qysh mundet dikush me i thënë vetit veteran, e as 1 minutë se ka veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi ministria në RTV21.

Related Articles