Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile me të cilët ka diskutuar për një sërë çështjesh që ndërlidhen me reformën në drejtësi, dhunën në familje, krimet e luftës, fuqizimin e profesioneve të lira dhe shërbimet sociale dhe familjare.
Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Haxhiu me theks të veçantë në këtë takim ka folur për vazhdimin e punës pas publikimit të Aktgjykimit të plotë lidhur me Vetingun.
“Në këtë takim, ministrja Haxhiu me theks të veçantë foli për vazhdimin e punës pas publikimit të Aktgjykimit të plotë lidhur me Vetingun, reformën në sistemin prokurorial, plotësim ndryshimin e Kodit Civil, digjitalizimin për Provimin e Noterisë dhe Jurisprudencës, zbatimin e Strategjisë kundër Dhunës dhe rregullimin e fuqizimin e mekanizmave si: QPS-të, Strehimoret, OJQ-të e licencuara që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare”.
“Ministrja Haxhiu falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për punën e tyre dhe premtoi transparencë dhe vazhdimësi të bashkëpunim në hartimin e politikave të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.