Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se të premten do të aprovohet programi qeverisës, e pastaj i njëjti pritet të shkoj në Kuvend.
E ftuar në “Fol Hapur”, ajo ka thënë se gjatë dy ditëve të Qeveria e Kosovës ka mbajtur për harmonizimin e programit.
Ajo tutje ka folur edhe për çështjen e vettingut.
Sipas saj vettingu është prioritet mbi prioritete për shkak të humbjes se besimit dhe nevojës për kthimin e besimit të qytetarëve.
“Kam themeluar grupin punues për vetting. Për dallim nga hera e parë në grupin punues tash përveç ekspertëve janë edhe përfaqësuesit e institucioneve”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se sfida e parë është nëse për vetting do të jenë të nevojshme ndryshimet kushtetuese apo ndryshimet ligjore, duke theksuar se të enjten do të mbahet takimi i parë punues për vetting.
/Gazeta Enigma/.