Haziri alarmon: Gjendja me COVID-19 është e rëndë, nevojitet vaksinim masiv

Haziri alarmon: Gjendja me COVID-19 është e rëndë, nevojitet vaksinim masiv

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se gjendja me COVID në këtë komunë është mjaft e rëndë.

Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Ky është numri më i madh i të infektuarve në Komunën e Gjilanit dhe deri më tani 150 qytetarë kanë humbur jetën. Kjo është gjendje shumë e rëndë dhe kërkon bashkëpunim të përgjithshëm, në respektim të masave mbrojtëse dhe vaksinim.

Është e vetmja mënyrë për rritje të imunitetit kolektiv, prandaj apeloj që të vaksionoheni sa më shumë, sepse kështu mund të tejkalojmë më lehtë infeksionin. Vetëm me vaksinim, mund ta ruajmë jetën, familjen por edhe vendin e punës”, ka thënë Haziri.

Ai ka folur edhe për procesin e vaksinimit, ku ka apeluar te qeveria e Kosovës që orari i vaksinimit të jetë në formatin 24 orë dhe 7 ditë në javë.

“Gjilani ka mundësi për të organizuar edhe lokacionin edhe kapacitetet, mirëpo duhet që qeveria këtë shërbim ta bart në Komuna si kompetencë. Ne nga palestra e sporteve, ku është duke ndodhur vaksinimi tani, mund t’i aktivizoj edhe tri qendra tjera për të vaksinuar sa më shumë qytetarë”, ka theksuar Haziri.

Related Articles