Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka folur edhe njëherë rreth çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai e ka thumbur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Haziri tha se rreth kësaj çështje gjysma e qeverisë thotë se ka Asociacionit, gjysma tjetër s’ka.
“Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti”, tha Haziri.
Numri dy i LDK-së theksoi se me “Marrëveshjen e Ohrit”, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015.
Më 2 maj, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim, Kurti dhe Vuçiq, pritet të diskutojnë për draft-statutin e Asociacionit.