Haziri kërkon nga Shqipëria zbardhjen e rastit për humbjen e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Kosova

Haziri kërkon nga Shqipëria zbardhjen e rastit për humbjen e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Kosova

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime pas humbjes së tre anëtarëve të familjes Haliti, të cilët dyshohen se vdiqën në Gjirin e Lalzit, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haziri ka kërkuar nga shteti shqiptar zbardhjen e rastit dhe sa më parë të dalë me rezultatin përfundimtar të hetimit.

“Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre. Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haziri.

Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre…Posted by Lutfi Haziri on Sunday, May 9, 2021

/Gazeta Enigma/.

Related Articles