“Vizioni i kryeministrit Kurti është i ndërtuar në punën e ish-kryemisnitrit Isa Mustafa, sepse ai e përmend ligjin e vitit 2013 si marrëveshje, marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, letrën e Mogherini dhe Gjykatën e Kushtuese, sepse ajo është garantuesi kryesor që nuk lejon me u cënu kushtetutshmëria”.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministrit i Kosovës e ka ndërtuar vizonin e tij sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, e akt ë ndërtuar mbi punën e ish-kryeminsitrit, Isa Mustafa.
Kjo erdhi pasi kryekuvendari, Glauk Konjufca ia ka “dhënë dorë” Mustafës për letrën e sh-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, tha se ajo letër sot po i ndihmon shumë Kosovës.
Ndërsa, Haziri ka theksuare se koha e ka vërtetuar se proces i ka menaxhuara siç duhet LDK-ja.
“Vizioni i kryeministrit Kurti është i ndërtuar në punën e ish-kryemisnitrit Isa Mustafa, sepse ai e përmend ligjin e vitit 2013 si marrëveshje, marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, letrën e Mogherini dhe Gjykatën e Kushtuese, sepse ajo është garantuesi kryesor që nuk lejon me u cënu… Por, iu deshën 8 vite me ndërtuar këtë lloj vizoni… Sidoqoftë, si deklaratë, qoftë si qëndrim, më mirë vonë se kurrë ku nënvizon që ai proces ka qenë në binarë, që është arnaut me zotësi, përkushtim, e mbi të gjitha LDK-së koha i ka dhënë të drejt që proceset kanë qenë të menaxhuara mirë dhe sa i përket kësaj çështje… I kanë shërbyer kryeministrit Kurti për të ndërtuar vizionin e tij për të paraqitur pozitën në dialog tash…”, ka thënë Haziri në TV Dukagjini.
Haziri ritheksoi se LDK-ja ka pasur të drejtë dhe se edhe sot ka të drejt ë në pozicionet e saj sa i përket procesit te dialogut.
“Ka ardhë koha që LDK-ja ka pasur të drejtë, që LDK-ja edhe sot e ka drejt në pozicionin e saj politik që ka kërkuar me ngul të respektohet ligjshmëria dhe obligimet që Kosova i ka marrë dhe me në raport me ndërkombëtarët duhet të sillemi si burrështetas dhe shtetas të vërtetë edhe nëse kemi gabuar para disa vitesh nuk është keq me thanë që kemi gabuar na vjen keq”, ka shtuar Haziri.