Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se mungesa e takimeve të nivelit të lartë në SHBA të kryeministrit Kurti, janë si pasojë e ngecjes në dialog.
Haziri po ashtu thotë se një vizitë në Shtëpi të Bardhë e qeverisë është vetëm “aspiratë”
“Është shkaktu një pritje për vizitën sikur edhe pritja për ndryshim të madh. Për vet faktin se tetor e nëntor është shtyrë vizita e që lidhet me dialogun. Edhe tani pas vizitës së formatit më të lartë në nivel europian. Paralajmërimi i vizitës pa u zbardhur agjenda dhe nuk ka konfirmim nga ambasada amerikane”.
“Zakonisht njoftohet opinioni nga ambasada. Është paralajmëruar vizitë dy-javore. edhe në Konferencë të Mynuhit, Presidentja nuk zhvilloi takime të mëdha. Takoi Nancy Pelosin. Pra po takohemi me Kongres e Senat. Shtëpia e Bardhë po mbetet vetëm aspiratë e qeverisë”, ka thënë ai në T7.
“Vizitat e tona e politikës së Kosovës dhe të posazgjedhur janë përcjellë me takime në nivel të zëvendëspresidentit. Takimet me president janë të rëndësisë së alrtë, sikur ajo e zotëri Hoti apo zotëri Thaci me Biden. Në Shtëpi të Bardhë është më i rëndësishmi ai i Fatmir Sejdiut. Takime tjera kanë ndodhur në konferenca të OKB-së në Nju Jork”.
“Takimet në Shtëpinë e Bardhë janë të interesit të brendhsëm. Takimet vijnë nëse ekziston rëndësia. E kemi vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë, ndonjëherë edhe ia tepron vëmendja për këtë qeveri. Ata kanë thënë se do të ketë fokus të madh deri në arritjen e marrëveshjes”, përfundoi Haziri.