Hedhja e granatës në ordinancën e gjinekologut Veliu, Prokuroria tregon se çka gjeti tek i dyshuari

Hedhja e granatës në ordinancën e gjinekologut Veliu, Prokuroria tregon se çka gjeti tek i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një nga të dyshuarit për sulmin e javës së kaluar ndaj gjinekologut, Afrim Veliu.

Më shumë detaje kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Në njoftim është bërë e ditur se i dyshuari B.M. dyshohet për “lëndim trupor” dhe për veprën penale “kanosje”.

Gjatë bastisjes në vendbanimin e të dyshuarit, Prokuroria njofton se janë sekuestruar një telefon celular, një palë rrobe sportive si dhe një paisije (çip), të cilat dyshohet se janë përdorur dhe që kanë lidhje me rastin nën hetim.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik, se Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar B.M., për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’ bazuar nga neni 181 si dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të veprimeve hetimore, gjatë bastisjes së realizuar në vendbanimin e të dyshuarit janë sekuestruar një telefon celular, një palë rrobe sportive si dhe një paisije (çip), të cilat dyshohet se janë përdorur dhe që kanë lidhje me rastin nën hetim”, bëhet e ditur në njoftim.

Gjinekologu Afrim Veliu u godit me një mjet metalik teksa po futej në veturë, javën e kaluar, të premtën mbrëma në lagjen e tij në Ulpianë.

Përpos sulmit, në ordinancën e Veliut të dielën dyshuar për mjet shpërthyes.

Për atë që kishte ndodhur kishte folur edhe vetë gjinekologu, i cili kishte deklaruar se sulmi nuk ndërlidhet me punën e tij dhe se nuk ka dyshim për ndonjë person apo për ndonjë çështje.

“Nuk i di motivet, për besë. Po më duket e rastësishme më shumë. Mirë jam shumë, super”, kishte deklaruar Veliu.

Related Articles