Për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prizren është hap shumë i rëndësishëm për ekonomin e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ai pret që në vitin 2023 të fillojë faza e projektimi të hekurudhës në mënyrë që nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do i lidhë të dy vendet.
Sipas Minxhozit Kosova me ndërtimin e hekurudhës kthehet në një qendër shumë të rëndësishëm të transportimit hekurudhorë, pasi që projekti në fjalë është e lidhur ekskluzivisht me projektin e rinovimit të portit të Durrësit.
“E rëndësishme është që ky projekt ose kjo ide të materializohet brenda vitit 2022 dhe 2023, pastaj 2024 mund të na gjejë me punime të filluara në të dy anët e kufirit. Por brenda kësaj periudhe kërkohet e realizuar si në Shqipëri dhe në Kosovë modernizimi i rrjetit të brendshëm hekurudhorë”, ka thënë Minxhozi.
Fokusi kryesor i të dyja vendeve sipas ambasadorit shqiptarë duhet të jetë te zbatimi i marrëveshjes së arritur në mbledhjen e dy qeverive në Elbasan, ku janë nënshkruar 13 marrëveshje.
“Duhet të theksojmë se procesi i Berlinit është shtylla kryesore jo vetëm e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, por edhe e marrëdhënieve të gjithë rajonit. Është një proces ka filluar më parë, por nga ana tjetër ashtu siç është thënë edhe faktori ndërkombëtar do ishte mirëpritur edhe nisma të tjera që vendet e rajonit mund të kenë, por e rëndësishme është që në këto nisma të ketë një gjithë përfshirje”.
“Ne nuk duhet të humbim fokusin, duhet të merremi me atë që kemi përcaktuar në mbledhjen e fundit që u mbajt në Elbasan. Dhe ajo që dua të them se vendimet e kësaj mbledhje kanë një rëndësi shumë të madhe, si për Shqipërinë dhe Kosovën në të gjitha drejtimet. Prandaj ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga fokusi”, ka theksuar ai.