Helmimi i qytetarëve në Han të Elezit e Kaçanik, MSH furnizon me barna QKMF-të e disa komunave

Helmimi i qytetarëve në Han të Elezit e Kaçanik, MSH furnizon me barna QKMF-të e disa komunave

Qindra qytetarë nga Hani i Elezit gjatë dy ditëve të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një helmimi që dyshohet të ketë ardhur nga uji.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, kanë njoftuar se kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.

MSh gjithashtu ka njoftuar se ka furnizuar dhe QKMF-në në Kaçanik pasi që të njëjtit janë përballur me të njëjtën situatë sikurse në Han të Elezit.

“Ministria e Shëndetësisë, njofton opinion publik se në kuadër të emergjencave në QKMF Kaçanik dhe Hani i Elezit për produkte medicinale, ju njoftojmë për furnizimet të cilat janë realizuar nga ShSKUK.

Nga QKUK për QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022):  NaCl 500ml  500 copë, Hyoscine amp. 60 copë, Metoclopramide amp. 150 copë

Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022): Ringer sol  500 copë, NaCl 500ml  700 copë, Kanilla 22G   1000 copë dhe Hyoscine amp. 120 copë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se duke marrë parasysh situatën e krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj  situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.

“Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kaçanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa  më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Related Articles