Alarmante, Kosova në pesë vitet e ardhshme do të ketë krizë për mjekë

Alarmante, Kosova në pesë vitet e ardhshme do të ketë krizë për mjekë

Kosova në vitet e fundit është duke u përballur me largimin e të rinjve drejt vendeve perëndimore, të cilëve po iu ofrohen kushte më të mira financiare sesa në vendin tonë.

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti drejt Gjermanisë janë larguar 108 mjekë dhe 48 specializantë, kë të e ka bërë të ditur Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një përgjigje për Gazetën Enigma.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu

Tutje ai ka shtuar se në pesë vitet e ardhshme Kosovën mund ta lëshojnë rreth 2 mijë mjekë.

“Mendoj se në pesë vitet e ardhshme do të kemi krizë nëse vazhdon trendi tek specialistët e rinj”, ka deklaruar Sejdiu për Enigmën.

Sejdiu tutje ka theksuar se “mosha mesatare e mjekëve kosovarë është 50 vjeç”.

Sipas tij e gjithë kjo do të vazhdojë të sjellë probleme kur kemi parasysh që nga 150 të diplomuar, 90 nga ta largohen nga Kosova në momentin e parë që iu jepet kjo mundësi.

“Edhe në të ardhmen nuk duket se do të ketë përmirësime pasi nga 150 të diplomuar, 90 nga ta largohen nga vendi i tyre pasi i mbarojnë studimet”, tha ai.

Në Kosovë një mjek merr 624 euro, në Gjermani mund t’i marrë mbi 4 mijë euro.

Infermierja, Adelina Dervishi

“Arsyet pse kemi ardhur për të jetuar dhe punuar në Gjermani janë të shumta, ndër to janë ofertat e punës të cilat janë më të pranueshme dhe gjithsesi ka më shumë zgjidhje se në Kosovë”, ka thënë Dervishi.

Kështu ka deklaruar në një prononcim për Gazetën ‘Enigma’, infermierja, Adelina Dervishi, e cila ka diplomuar në Kosovë dhe ka gati një vit që ka filluar të ushtroj këtë profesion në Ochsenfurt, të Republikës së Bayernit.

Aj ka shtuar se “Orari i punës respektohet, dhe padyshim rroga është shumë më e mirë se në Kosovë”.

“Nuk ka dallime të punëtorëve në baza etnike apo nga pozita e punës që ushtron”, ka theksuar Dervishi për ‘Enigmën’.

Tutje ajo ka shtuar se “Pushimi vjetor është me pages, nuk punohet më shumë orë gjatë javës se sa është e parapame”.

Profesori Ramosaj paralajmëron gjendje alarmante, nga Kosova po ikin edhe të diplomuarit

Profesor i Universitetit të Prishtinës, Berim Ramosaj

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Berim Ramosaj, ka vlerësuar se institucionet e Kosovës duhet të ndërtojnë politika demografike që do të jenë në shërbim të zhvillimit të vendit.

Është alarmante ikja e trurit, pra po na ik kapitali njerëzor dhe ky proces është i pandalshëm. Ikja e trurit është problem botëror dhe nuk është problem vetëm i Kosovës. Shteti i Kosovës duhet të stimulojnë bizneset e reja”, tha ai në RTK.

Sipas Ramosaj shteti duhet të stimulojë edhe me forma të reja bizneset në Kosovë dhe duhet të bëhet një plan pesë vjeçar. Sipas tij ikja e qytetarëve vjen nga shumë faktor.

Tutje ai ka shtuar se edhe bizneset në Kosovë duhet të mendojnë për punëtorët e tyre, pasi që si rezultat i punëtorëve kanë rritur kapitalin e tyre.

“Duhet të punohet edhe për punëtorët që të kenë përfitime në karrierë, pasi që dukuritë negative ndikojnë tek ikja e trurit”, tha ai.

Edhe në fushat tjera ka lëvizje nga Ballkani drejt Evropës, pra edhe fuqia punëtore po largohet nga vendi.

Kujtojmë se në lidhje me këtë çështje ka shkruar edhe Gazeta zvicerane Blick, ku lajmi është publikuar me titullin Çdo vit Kosovës po i ikin nga 200 mjekë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles