Kombëtarja e Kosovës, U18 ka zhvilluar ndeshje me kombëtaren e Koresë së Jugut.
Ballafaqim ky i zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botërorë në Chuzhou të Kinës.
Në përballjen me hendbollistët e Koresë së Jugut, ekipi kosovar humbi me rezultat 21:31 për Kosovën.
Jugkoreanet pjesën e parë e fituan 14:11, ndërsa dallimi u bë në pjesën e dytë që përfundoi 17:10 për aziatiket.
Diona Dreshaj i shënoi 10 gola nga 13 tentime për Kosovën. Arjeta Imeraj i kishte 3 gola nga 5 tentime, kurse Orgesa Gola realizoi 2 herë nga 3 tentime.
Kombëtaren e Kosovës e presin edhe dy ndeshje në Botëror, për plasman përfundimtar nga pozitat prej 21 deri në 24. Ndeshjen e radhës hendbollistët kosovare e kanë të enjten, bën të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës. /Gazeta Enigma