Është hedhur shorti për edicionin e ri në garën e dytë më të madhe ndërkombëtare për klube, Ligën e Evropës.
Edhe këtë edicion skuadra jashtëzakonisht të mëdha marrin pjesë në këtë garë si Lyon, Bayer Leverkusen, Napoli, Lazio, Monaco, Marseille, PSV, Dinamo Zagreb, Celtic, Rangers, Fenerbahce apo Galatasaray.
Grupi E po cilësohet si ‘grup i vdekjes’ pasi janë katër skuadra shumë të forta në të.
????????????#UELdraw pic.twitter.com/aA1HrQ9wL0— UEFA Europa League (@EuropaLeague) August 27, 2021
Lazio që është bartës i grupit do të përballet me Lokomotivën e Moskës, Olympique Marseillen dhe Galatasarayn.
Xherdan Shaqiri me Lyonin e tij do të jenë në Grupin A, ku do të përballet me Rangers, Sparta Pragën dhe Brondbyn.
Grup shumë interesant është edhe ai C me Napolin, Leicester Cityn, Spartakun e Moskës dhe Legian e Varshavës.
Grupet:
Grupi A: Lyon, Rangers, Sparta Pragë, Brondby.
Grupi B: Monaco, PSV, Real Sociedad, Sturm Graz.
Grupi C: Napoli, Leicester, Spartak Moskë, Legia.
Grupi D: Olympiacos, Frankfurt, Fenerbahce, Antwerp.
Grupi E: Lazio, Lokomotiva Moskë, Olympique Marseille, Galatasaray.
Grupi F: Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland.
Grupi G: Leverkusen, Celtic, Real Betis, Ferencvaros.
Grupi H: Dinamo Zagreb, Genk, West Ham United, Rapid Wienna.