Rrëfimin e nënës të së ndjerit Leotrim Ahmetit, artisti Sabri Behramaj e ka jetësuar përmes një punimi shumë domethënës.
Figurën plotë vuajtje të një fëmije 7-vjeçar, ai e ka paraqitur në një skulpturë të vetme, e cila flet shumë.
Historinë e Leotrimit e kishte treguar nëna e tij, kohë më parë në një intervistë.
“Leotrimi më ka thirre: “Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam semut prej barku.
Kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek se po kam dhimbje shumë…” kishte rrëfyer Shukrije Ahmeti nga Rezalla e Drenicës.
Në Gradice pas dhënies së ndihmës mjekesore, djali nuk arriti të jetonte më shumë se tri orë.
Tetë muaj pas vrasjes së Leotrimit, në vijën e parë të frontit të luftës, heroikisht ra edhe babai i tij, komandant Malush Ahmeti.
Kjo shtatore do të vendoset në Skenderaj.
E për jetësimin e kësaj historie përmes një skulpture kanë reaguar shumë figura të njohura nga politika, arti dhe jo vetëm. /Gazeta Enigma