Një histori e veçantë u trajtua në pjesën e dytë të emisionit Fol Shqip Show.
Në këtë pjesë ishin të ftuar Ismet Abdyli dhe Sokol Murselaj, njëri nja Gjilani, e tjetri nga Gjakova.
Abdyli dhe Murselaj jetojnë në Zvicër.
Si gjithmonë në të mirë dhe në të keq shqiptarë ia shtrin dorën njëri tjetrit.
I tillë është rasti i Abdylit, i cili iu gjend afër Murselajt në momentet më të vështira të jetës.
“Histori ime ka qenë: isha duke punuar, gjatë një kohe mu deshtë me shku në spital dhe aty mjekët e konstatuan që diagnoza e veshakëve janë të prishura”, ka treguar Murselaj.
Ai ka treguar se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur dhimbje, ndërkaq ka qëndruar 6 muaj në dializë.
Por, në vitin 1997 lind një shpresë për Sokol Murselajn.
Kurse, Abdyli ka treguar se si e mori lajmin që kërkohej një veshkë nga një shqiptar në Zvicër.
“Artikullin e kam parë në Rilindje, kanë qenë dy-tre rreshta. Kërkohet një veshkë për një të ri, kështu diçka një formulim shumë i thjeshtë ka qenë. Edhe ka qenë një situatë mjaftë prekëse. Isha me djalin, aty pak më ngacmoi. Me ngacmoi artikulli sepse ishte me një kërkesë të madhe, me një formulim shumë të shkurtër”, ka shpjeguar Avdyli.
Për ta parë se si i erdhi ideja Avdylit për t`ia dhënë veshën Murselajt, duhet ta shikoni videon e emisionit.