Djelmoshat kosovar po vazhdojnë formën e tyre si në vitin që lam pas, duke u kualifkuar për herë të 3-të në turneun më të madh të lojës kompjuterike CS:GO, raporton Gazeta Enigma.
Flatron Halimi, Dionis Budeci, Rigon Gashi, Sener Mahmut, dhe Genc Kolgeci janë emrat e lojëtarëve nga Kosova që po shkruajnë historinë në CS:GO, duke u kualfikuar për herë të tretë radhazi në Major, i cili do të mbahet në Paris.
Bad News Eagles u kualifikun me ‘stil’, duke e mposhtur ekipin e dytë më të mirë në botë momentalisht, Faze Clan, sipas organizatës HLTV. Ata fituan me rezultat 2-0 me harta, duke i mposhtur në hartën Inferno dhe Mirage.
Loja ishte e formatit BO3(Best of Three).
Ata kualifikohen në Legends Stage, duke hyrë menjëherë në garë me ekipet më të mira në botë. /Gazeta Enigma/