Liria siguron plasmanin në Superligë pas katër viteve.
Koha e rregullt në këtë takim u mbyll pa gola, 0:0.
90 minutat ishin interesant, pasi skuadrat kërkon zhbllokimin e ndeshjes.
Portierët ishin vendimtar në kohën e rregullt, duke mos lënë të tunden rrejtët e tyre.
Në vazhdime u zhvillua një lojë më e ‘lodhtë’ pasi u vërejt lodhja e lojtarëve nga të dy ekipet.
Ferizaj shënuan në minutën e 110′, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Liria në anën tjetër kishin dy gjysmë raste, por nuk bën asgjë.
Në penallti skuadra e Lirisë ishte më efikase, duke fituar 2:0.
Portieri i klubit prizrenas, Drilon Hodaj bëri dy pritje fenomenale të penalltive, për të qenë kështu vendimtar për Lirinë.