Pa gola në vazhdime, Ferizaj – Liria shkon në penallti

Pa gola në vazhdime, Ferizaj – Liria shkon në penallti

S’ka fitues as pas vazhdimeve në Podujevë.

Koha e rregullt në ndeshjen e barazhit në mes Ferizaj – Liria u mbyll pa gola, 0:0.

Ndeshja më pas shkoi në vazhdime, teksa as 30 minuta nuk mjaftuan.

Ferizaj gjetën golin në minutën e 110′, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Liria në anën tjetër ishin të rrezikshëm disa herë, por portieri i Ferizaj s’lejoi t’i tundej rrjeta.

Fituesi i kësaj sfide dhe skuadra që siguron Superligën do kuptohet pas penalltive.

Related Articles