Hondurasi djeg tre tonë kokainë të kapura nga kartelet e drogës

Hondurasi djeg tre tonë kokainë të kapura nga kartelet e drogës

Autoritetet në qytetin e Tegucigalpa në Honduras dogjën sot më shumë se 3.000 kilogramë kokainë të kapur nga kartelet e trafikut të drogës gjatë operacioneve të vitit 2021.

Policia tha në deklaratën e saj se djegia e drogës u krye nga autoritetet gjyqësore, policore e ushtarake.

Fushata e sekuestrimeve është nisur nga Presidenti Juan Orlando Hernández dhe duket se eshte nje prove e “vullnetit te mire”, pas akuzave nga një gjykatë në SHBA që e lidhnin vetë atë me operacionet e trafikut.

Prej vitit 2014 kur presidenti nisi mandatin, vendi thotë se ka instaluar një mburojë ajrore, detare e tokësore për neutralizimin e karteleve, me ndihmen e autoriteteve amerikane.

Por anëtarët e kapur të karteleve, të ekstraduarit nga Hernández dhe të tjerë në SHBA, kanë thënë se presidenti ka marrë rryshfete apo ka bashkëpunuar në trafikun e kokainës drejt SHBA.

Related Articles