Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj videos së fundit të VV-së ku sulmohen ish-qeveritarët, përfshirë këtu Isa Mustafa dhe Lumir Abdixhiku.
Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, këto video të VV-së janë shpifje dhe këtë ai e quan fashizëm politik.
Duke i quajtur të “pabesë”, Hoti thotë se Qeveria Kurti tashmë e ka prekur fundin. /Gazete Enigma/