Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, tha se seanca e sotme po mbahet në një terren jokushtetues pas kalimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
“Jemi në terren krejt jokushtetues. T’i shohim zhvillimet sot dhe pastaj vendosim si të lëvizim përpara”.
“A do qëndroni në sallë dhe a do ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese?”, u pyet Hoti nga gazetarët.
Në përgjigje Hoti tha: “Është një çështje që duhet ta vendosim në Grup Parlamentar”./
