Dallimi i votave ndërmjet 14 shkurtit dhe zgjedhjeve lokale, ku VV humbi një përqindje të madhe të tyre, Avdullah Hoti po e sheh si mundësi të mirë që LDK të kthehet në Qeveri.
Sipas tij, ky ndëshkim që ndodhi në zgjedhjet lokale për partinë në pushtet- VV, është sinjali më i mirë që qytetarët e Kosovës e duan LDK-në në krye të qeverisë.
“Në asnjë qeveri nuk ka ndodhur që për pak muaj të humbin kaq shumë vota. Dhe ky rezultat na bënë të besojmë e shpresojmë se për një kohë shumë të shkurtër LDK do të kthehet në krye të Qeverisë”, vlerësoi ai në një intervistë për “Blic Interview”, përcjellë Gazeta “Enigma”.