Hoti thotë se buxheti i vitit 2025 përbën shkelje ligjore: LDK-ja do ta ndryshoj

Hoti thotë se buxheti i vitit 2025 përbën shkelje ligjore: LDK-ja do ta ndryshoj



Deputeti i LDK-së, Avduhall Hoti adresoi disa kritika për ekzekutivin, lidhur me buxhetin e vitit 2025, raporton Gazeta Enigma.

Ai madje tha se dy shkelje ligjore janë evidentuar në planprogramin e buxhetit.

Sipas tij, në zgjedhjet e shkurtit Qeveria do të ndryshojë, duke shtuar se buxheti ka shumë mangësi.

“Besoj se këtë ne duhet ta shqyrtojmë si dokument të përkohshëm, pasi sigurt Qeveria e ardhshme do ta ndryshojë….Në shëndetësi, sigurime shëndetësore dhe sistemin informatik shëndetësor, asnjë nuk është realizuar. Te privatizimi, rishikimi i privatizimeve, fondi sovran dhe banka zhvillimore…Buxheti gjatë këtij mandati qeverisës 11. 4 miliardë euro, ndikimi në ekonomi dhe shoqëri është pothuajse zero. Kanë ndërruar raportet mes subvencioneve dhe investimet kapitale. Janë rreth 520 milionë euro subvencione. Edhe ato investime kapitale që janë premtuar nuk janë realizuar… kanë qenë të planifikuara 3 miliardë euro, janë realizu vetëm 1.2 miliardë euro”, është shprehur ai.

Deputeti i LDK-së ka shtuar se janë paguar 165 milionë euro avancë për investime kapitale, duke shtuar se vetëm 9 për qind e investimeve kapitale janë investime të reja. / Gazeta Enigma.

Related Articles