Hovenier: Bashkëpunimi i ngushtë do të forconte lobimin për Kosovën

Hovenier: Bashkëpunimi i ngushtë do të forconte lobimin për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti priti në një takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ambasadori Hovenier tha se gjatë bisedës diskutuan për përparimin e Kosovës gjatë mandatit të tij dhe për bashkëpunimin e ngushtë që i mundëson ShBA-së të avokojë më efektivisht për Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.

“Diskutuam përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’ia mundësonte Shteteve të Bashkuara që të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, shkroi Hovenieri.

Mandati i Hovenierit do të përfundojë në fund të dhjetorit, teksa ka paralajmëruar se pas këtij posti, ai do të pensionohet./GazetaEnigma/

Related Articles