Hovenier dekorohet nga presidentja Osmani me urdhërin “Dr.Ibrahim Rugova”

Hovenier dekorohet nga presidentja Osmani me urdhërin “Dr.Ibrahim Rugova”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekoruar ambasadorin e ShbA-së në Kosvoë, Jeffrey Hovenier, me urdhërin “Dr. Ibrahim Rugova”.

I menjëhershëm ishte urimi i ambasadorit të Francës, Olivier Guerot, për homologun e tij.

“Sonte një natë e shkëlqyeshme me shokun dhe kolegun tim, ambasadorin Jeffrey Hovenier, i cili u dekorua nga presidentja Vjosa Osmani me urdhrin ‘Dr. Ibrahim Rugova’”.

“Një çmim merituar nga një ambasador i mirë, e kisha nderin të punoja me të dhe të ndihmoja Kosovën në rrugën euro-atlantike”, ka thënë Guerot.

Sipas Presidencës së Kosovës,urdhri për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, u jepet personave vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit. /Gazeta Enigma

Related Articles