Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, raporton Gazeta “Enigma”.
Para takimit me Kurtin, Hovenier postoi fotografi krah O’Brien, duke thënë se po pret me padurim që të ritheksohet përkushtimi i Amerikës ndaj popullit të Kosovës.
“Kënaqësi të mirëpres Ndihmës Sekretarin O’Brien gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Aktualisht Hovenieri dhe O’Brien janë në qeveri ku po zhvillohet takimi me Kurtin. /Gazeta Enigma/
Pleased to welcome @StateEUR Assistant Secretary O’Brien for his first visit to Kosovo in his current role. We look forward to engaging conversations with Kosovan officials on key bilateral issues and reiterating the commitment of the 🇺🇸 to the people of 🇽🇰. pic.twitter.com/OnxdvWKDJK— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 21, 2024