Hovenier – Rakiqit: Reciprociteti në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

Hovenier – Rakiqit: Reciprociteti në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Joeffrey Hovenier tha sot se ia bëri të qartë kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, qëndrimin e SHBA rreth reciprocitetit për targa dhe dokumente nga ana e Kosovës.



Në takimin e zhvilluar me Rakiqin në zyrën e këtij të fundit në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, tha t’ia këtë konfirmuar se ky reciprocitet është në pajtim me marrëveshjet e Brukselit.

Amerikani iu tha gazetarëve, se kërkoi nga kreu i LS, që situate të deeskalohet dhe që palët të kenë kujdes, ndërsa mirëpritet një takimin I radhës I dialogut në Bruksel, më vonë gjatë këtij muaji.

Poashtu, dipolomati tha se ia ka bërë me dije qëndrimin e SHBA për individin Milan Radiojçiq, i cili është i sanksionuar nga Thesari Amerikan. Radojçiq është nënkryetar i Listës Serbe.

Takimi Hovenier – Rakiq ndodh një ditë pasi Lista Serbe doli me qëndrimin se e synon rrëzimin e qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

Related Articles