Kurti i thotë opozitës: Populli është i mençur, e di se kemi vepruar mirë me vendimin e 31 korrikut

Kurti i thotë opozitës: Populli është i mençur, e di se kemi vepruar mirë me vendimin e 31 korrikut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur akuzave dhe kritikave të opozitës për masën e reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftimet.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit, ka deklaruar se kur partitë opozitare ishin në pozitë për 10 vjet nuk kanë mundur ta vendosin reciprocitetin dhe se tani nga ai janë duke kërkuar që ta vendos menjëherë.

“Bëjeni opozitën, por po të ishte shkelje vendimi ynë i mbrëmjes së 31 korrikut, sheshi do të ishte plotë sepse populli është i mençur dhe i drejtë, populli i Kosovës po e di shumë mirë që kemi vepruar shumë mirë. Sot e kishe pas sheshin plotë si ne qysh e kemi mbushur kur vinin shkëmbimet territoriale dhe Zajednicat për t’u ratifikuar këtu”, ka thënë Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Related Articles