Ambasadori i Shteve të Bashkuara të Amerikës në Kosova, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika së bashku me Kosovën do të qëndrojnë në krah të Ukrainës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën”, shkroi Hovenier në Twitter.
Ndërsa edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehi mbështetjen ndaj shtetit të Ukrainës pas njohjes së “pavarësisë” së dy rajoneve rebele pro-ruse në Ukrainë nga Federata Ruse.
“Pavarërësisht se sa të errëta kohët ose sa e vështirë beteja, historia favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas ne ndezëm dritat e ndërtesës së qeverisë për të shfaqur solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e ukrainës”, shkroi Kurti në Tëitter. /Gazeta Enigma/.