Hoxha – Kurtit: Rritja ekonomike nuk po shihet, përveç rritjes enorme të çmimeve

Hoxha – Kurtit: Rritja ekonomike nuk po shihet, përveç rritjes enorme të çmimeve

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha, në fjalën e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka ftuar qeverinë që t’i thërrasin përfaqësuesit e sindikatave dhe të bisedojnë rreth shqetësimeve që ata kanë.

Ajo ka thënë se kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati kanë deklaruar se kemi rritje ekonomike dhe nëse është kështu përse nuk trajtohen kërkesat e sindikalistëve, ka pyetur Hoxha.

Tutja ajo ka thënë se nuk po shihet askund rritja ekonomike përveç rritjes enorme të çmimeve.

“Kryeministri e Ministri i Finanacave thanë që rritja ekonomike është më e larta në historinë e Kosovës, por nëse ky buxhet është më i madhi atëherë pse kërkesat e sindikatave nuk trajtohen dhe nuk mirren seriozisht…Rritja ekonomike nuk po shihet askund, po shohim vetem rritje enorme të çmimeve….Ftoni sindikatat diskutoni e dialogoni”, tha Hoxha në Kuvend.

Ajo u shpreh se dikur Kurti ka mbështetur përfaqësuesit e sindikatave, ndërsa tani kërkon të ndërrohen këta përfaqësues.

“Në nëntor të vitit 2019 kryeministri i tanishëm kurti kishte organizuar tryezë me krerët e sindikatave kryesore të vendit. Më 11 nëntor të 2019-ës kryeministri Kurti kishte pritur përfaqësuesit e sindikatave të arsimit, shëndetësisë, kujtojmë faktin se shqetësimi i tyre kishte qenë Ligji i Pagave dhe Ligji për Pensionimin e Parakohshëm të Policisë…Nëntë muaj më vonë sa janë në pushtet kuptuam se kjo paraqitje ishte farsë propagandistike, sepse nuk ishte as qëllim e as mënyrë si të forcohen sindikatat, i kishte përkrahur sa ishte por sot z.Kurti nuk i pret më”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Ajo tha se kjo mënyrë është degradim i nivelit të qytetarëve dhe punëtorëvë që sot duan të kërkojnë të drejtat e tyre përballë qeverisë.

“Përfaqësojnë mësuesit dhe shumë kë nga ne që jemi në sallë”, tha ajo tutje.

Related Articles