Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në seancën e sotme të Kuvendit është shprehur se se si deputetë të grupit parlamentar të kësaj partie, si propozues të këtij debati, kërkojnë shkarkimin e anëtareve dhe bordit të RTK-së
Kjo pasi sipas saj, ata mbajnë përgjegjësin kryesore për nënshtrimin e RTK-së ndaj partisë në pushtet.
“RTK dështoj që të ju qëndroj besnik parimeve themelore të gazetarisë dhe ligjshmërisë. Lajmet e rreme në RTK që citojnë një medium boshnjak e që ka mundur të shkruhet edhe në zyrat e VV-së në Prishtinë përbëjnë cenim direkt të gazetareve dhe mediave. Si deputet të PDK-së propozues të këtij debati, këtij mocionin kërkojmë shkarkimin e anëtareve dhe bordit të RTK-së të cilët mbajnë përgjegjësinë kryesore për nënshtrimin e RTK-së ndaj partisë në pushtet duke u bërë zëri i propagandës së tyre që i shërben agjendave politike kundër kundërshtareve politik apo atyre mediatik”, tha Hoxha. /Gazeta Enigma