Hoxhaj kritikon mos pjesëmarrjen e Albin Kurtit në seancë, thotë se Qeveria s’e kupton rëndësinë e sistemit arsimor

Hoxhaj kritikon mos pjesëmarrjen e Albin Kurtit në seancë, thotë se Qeveria s’e kupton rëndësinë e sistemit arsimor

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për sistemin arsimor gjatë pandemisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai madje gjatë fjalimit të tij, ka thënë se për shkak të mos menaxhimit të duhur të këtij sistemi gjatë 2 viteve të fundit, Kosova po humb një gjeneratë të tërë. “Në këtë Kuvend shumë pak kemi folur se si ky vend për shkak të pandemisë po humb një gjeneratë të tërë në arsim, dhe humbja e një gjenerate është fatale për një shoqëri. Kjo qeveri nuk po e kupton rëndësinë e kësaj teme. Dëshmi për këtë është mungesa e kryeministrit sot”, tha Hoxhaj.

Kreu i PDK-së, ndër të tjera tha se Qeveria Kurti nuk ka plan konkret për organizimin e sistemit arsimor gjatë qeverisjes 4 vjeçare.

“E kemi ftuar këtë debat për arsimin dhe pandeminë, sepse kemi parë se Qeveria Kurti nuk ka as mendim politik, as strukturor, nuk ka as mendim përmbajtjesor se çka ndodh, dhe do duhej me ndodh në sistemin tonë arsimor. Së pari nëse deri më tash edhe mbyllja edhe hapja e shkolla kanë ndodh pa kurrfarë plani, znj.ministre cili është plani për vitin e ardhshëm”, pyeti Hoxhaj 0 Nagavcin./Gazeta Enigma.

Related Articles