Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti: Në vend të njohjes nga Serbia, ai kërkon mos sulmimin nga ajo në Vjenë

Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti: Në vend të njohjes nga Serbia, ai kërkon mos sulmimin nga ajo në Vjenë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar t’a kritikojë Qeverinë Kurti, raporton Gazeta Enigma.

Hoxhaj tha se kryeministri Kurti në vend të njohjes nga Serbia, ai kërkon mos sulmimin nga ajo në Vjenë.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uron që Albin Kurti të ketë reflektuar “mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale”.

“Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj. Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarkist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale”, ka shkruar Hoxhaj.

Related Articles