Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se marrëveshja mbi bazën e propozimit europian është e pashmangshme.
“Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë është e pashmangshme dhe e domosdoshme, por ajo nuk përmbanë kurrfarë njohje dhe dhe as normalizimi, por është një lloj detanti, shtensionim i raporteve!”, kështu ka thënë mbrëmë ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin Pressing në T7.
Hoxhaj, tutje ka theksuar se me këtë propozim s’ka njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Ohër. Nuk dihet ende se çka pritet të ndodhë në këtë takim, deri sa kryeministri Kurti ka thënë se është optimist për marrëveshje në Ohër, por sipas tij, pala tjetër nuk do të nënshkruajë.