Hoxhaj për “kushtin e ri”: Sjellje e padrejtë dhe e padinjitetshme nga Bashkimi Evropian

Hoxhaj për “kushtin e ri”: Sjellje e padrejtë dhe e padinjitetshme nga Bashkimi Evropian

Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, shkruan Gazeta Enigma.

Ky propozim është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Një propozim i tillë ngjalli reagime të shumta si nga politikanët vendor dhe ata ndërkombëtarë.

Lidhur me këtë Gazeta Enigma ka kontaktuar me ish – ministrin e Punëve të Jashtme, njëherit deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ish -ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Ku ai deklaroi se Kosova kriteret e paraqitura ndaj Kosovës për arritjen e liberalizimit të vizave janë plotësuar qysh nga viti 2018, ku kjo gjë është konfirmuar ga vetë Komisioni Evropian.

Sipas tij një sjellje e tillë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të saj është e padrejtë dhe e papërgjegjshme.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe atë që nga viti 2018, ku këtë gjë e ka konfirmuar vetë Komisioni Evropian”.

“Çdo kërkesë dhe çdo prentendim tjetër është sjellje e padrejtë, e papërgjegjshme dhe trajtim padinjitet i Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të saj”, tha Hoxhaj për Enigmën. /GAZETAENIGMA/

Related Articles