Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se sot një dekadë më parë filloi me shpresa dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa sot, sipas tij, çdo shpresë e vetme është zhdukur.
Kjo, sipas Hoxhajt, ka ndodhur për shkak të gabimeve të shumta të BE-së dhe Kosovës vitet e fundit, ndërsa, Hoxhaj thotë se Serbia ka qenë historikisht kundër dialogut.
“Serbia në këto 20 vjet ka marrë pjesë në çdo negociatë dhe dialog jo për arritur, por për të mos arritur kurrfarë marrëveshje! Çdo kohë e humbur, është kohë e humbur për Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Kujtojmë se sot ministrat e Jashtëm të BE-së do të kenë si pikë të parë angazhimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm që mbahet në Bruksel. /Gazeta Enigma/.