Humb jetën një grua në Fushë Kosovë pasi ra nga lartësia e një ndërtese

Humb jetën një grua në Fushë Kosovë pasi ra nga lartësia e një ndërtese

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua ka rënë nga lartësia e një ndërtese, e cila ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shtoi ajo.

Related Articles