Të mërkuren në rrugën në Fushë Kosovë një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma/