Humbi jetën në aksident, sot varroset vëllai i Gjestit

Humbi jetën në aksident, sot varroset vëllai i Gjestit

Eldion Kelmendi, vëllai 15-vjeçar i reperit Gjesti, varroset sot në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës.

I ndjeri humbi jetën tragjikisht në Bllagajë të Pejës, si pasojë e një aksidenti në komunikacion mesditën e së premtes, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të familjes, Eldioni varroset sot me fillim nga ora 17:00, derisa u bë e ditur se funerali niset nga shtëpia e të ndjerit.

Rastin e rëndë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, thuhej në konfirmimin e Policisë.

Related Articles