Humbje shumë e thellë e Trepçës në “Minatori”

Humbje shumë e thellë e Trepçës në “Minatori”

Trepça ka humbur me 30 pikë dallim në ndeshjen e parë në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça pësoi 84:54 nga skuadra holandeze, ZZ Leiden.

Skuadra mitrovicase ka dështuar t’i bëjë rezistencë ekipit mysafir, që ka shkëlqyer gjatë gjithë takimit. Leideni ka fituar të gjithë çerekët, ndërsa epërsia në pjesën e dytë ishte vazhdimisht e lartë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 33:27 për Leidenin.

Luuk van Bree udhëhoqi Leidenin me 28 pikë e shtatë kërcime.

Te Trepça më i miri ishte Devon Van Oostrum me nëntë pikë, shtatë asistime e katër kërcime. Drilon Hajrizi i kishte 12 pikë e pesë kërcime, ndërsa Erjon Kastrati realizoi 13 pikë. Për Leidenin ishte fitorja e dytë në kuadër të grupit G. Trepça më 1 nëntor luan në Francë ndaj skuadrës Gravelines.

Related Articles