Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se nga sot (29 janar) ka hyrë në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë.

Qytetarët kosovarë tani mund të bëjnë konvertimin e patentë shoferit të Kosovës për të marrë dokumentin italian pa pasur nevojë të nënshtrohen testimeve të reja teorike dhe praktike.

Përmes kësaj marrëveshje, gjithashtu lehtësohet procedura dhe barra ekonomike për ata që kërkojnë të konvertojnë patentë shoferët.

“Po ashtu, do të forcojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Italisë, duke riafirmuar bashkëpunimin mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Related Articles