Tashmë ka hyrë në fuqi masa qortuese e propozuar nga Qeveria e Kosovës për targat ilegale serbe të cilët refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.
Të martën e 1 nëntorit hyri në fuqi zyrtarisht masa e re e qortimit, për targat ilegale, propozuar të premtën nga Qeveria e Kosovës.
Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.